Lajme

10 July 2018

Ledri Vula publikon disa video gazmore teksa këndon me prindërit e tij

Ledi Vula feston sot ditëlindjen . Në këtë ditë të veçantë surprizat dhe urimet janë të shumta.


Që në orët e para të mëngjesit ai ka postuar në Instastory disa video ku shfaqet duke kënduar së bashku me dy prindërit e tij.

Nëna e tij, Xheraldina Vula është një personazh i njohur për të gjithë ne, pasi ajo moderon një emision gatimi në Kosovë, ndërsa babi i Ledrit ka preferuar të qëndrojë i tërhequr nga jeta publike.

Në video-t e postuara në Instastory Ledri teksa këndon tregon se tashmë ka bërë 32 vjeç, ndërkohë që fillon të këndojë edhe babai i tij.

“Unë dhe babai im të dy ndihemi 23 vjeç”, shkruan Ledri krahas videos ku shfaqet duke kënduar së bashku me të atin.

 

Ndërsa video-ja ku shfaqet së bashku me të ëmën është edhe më komike.
“Mami ndihet kajsi”, shkruan duke qeshur Ledri.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com