Ledri Vula zbulon kush ia ka ‘vjedhur’ zemrën si edhe prapaskenat e takimit me Rita Orën
Ai është nga reperat më të dashur shqiptarë që çdo këngë e ka kthyer në hit dhe që numëron me qindra-mijëra fansa. Së fundmi ai performoi në koncertin e madh të mbajtur në qendër të Tiranës me rastin e Ditës së Punëtorëve. Gazetarja e Tema Tv, Antoneta Koci zhvilloi me të një intervistë të shkurtër ku ndër të tjera Ledri tregoi për punën dhe rrogën e tij të parë, menaxhimin e famës, raportin me fansat e shumtë e të tjera. Si gjithmonë Vula nuk i shpëtoi pyetjes nëse është i dashuruar, ku përgjigja e tij linte hapësira për të besuar se ai është në një lidhje.
Një detaj tjetër që reperi tregoi ishte biseda e shkurtër që pati me Rita Orën kur u shkëmbyen pas përfundimit të koncertit në Prishtinë. Ai tregoi se ata thjesht komplimentuan njëri-tjetrin dhe nuk komunikuan më pas këtij takimi. Këto e të tjera i ndiqni në intervistën e plotë më poshtë.