Leila Kraja: “Meshkujt shqiptarë janë të çuditshëm”
Leila Kraja është shprehur disa herë se pasioni i saj për ekranin është i madh, pasi prej kohësh merret me modeling. Së fundmi ajo është bërë pjesë e botës së sportit. Në një intervistë të dhënë së fundmi, Leila ka rrëfyer se si ndihet pas rikthimit në Shqipëri duke u ndalur edhe tek meshkujt shqiptarë.
Ajo u shpreh se çunat shqiptarë janë pak të çuditshëm, njëherë të flasin një herë jo duke bërë skema, sipas Leilas i kanë shumë qejf këto, se iu duket vetja si në telenovela, por ndryshe nga amerikanët, ku çunat atje i ndajnë gjërat gjysmë për gjysmë kur duhet të paguajnë. “Këtu meshkujt janë xhentilë. Këtu në Shqipëri nuk e kam futur kurrë dorën në xhep”, ka thënë Leila.