Leo Di Caprio në lidhje serioze
Duket se më në fund Leonardo DiCaprio ka gjetur dashurinë e vërtetë. Protagonisti i filmit “Titanic” përflitet të ketë një lidhje serioze me supermodelen daneze Nina Agdal. Edhe pse çifti u fotografua për herë të parë së bashku në muajin korrik të këtij viti, Leo dhe Nina përfliten ta kenë nisur lidhjen e tyre në 2014.
Modelja dhe aktori konfirmuan romancën e tyre teksa u fotografuan duke u puthur gjatë pushimeve të tyre në Malibu në muajin korrik.
“Leo duket shumë i dashuruar me të” ka thënë një burim për revistën “People”. “Ai shihet vazhdimisht teksa e puth dhe përqafon modelen bukuroshe. Ajo është energjike dhe duket se e bën Leonardo-n shumë të lumtur. Për Leo-n ajo është si ajër i freskët”.