Lajme

26 July 2017

Leonardo DiCaprio dhe Kate Winslet ofrojnë darkë me ta për bamirësi

|
By
|
0 Comment
|

Ka pothuajse 20 vjet nga filmi “Titanic” Jack dhe Rose u ribashkuan për një qëllim të mirë – por këtë herë në tokë, e jo në det.Leonardo DiCaprio dhe Kate Winslet që luajtën këto role janë “ribashkuar” në një darkë gala të organizuar nga Fondacioni Leonardo DiCaprio.
Kjo ngjarje që organizohet çdo vit në muajin korrik në St. Tropez të Francës ofron mundësinë për të darkuar me yjet e Titanikut diku në muajin tetor apo nëntor në një vend të zgjedhur prej tyre në qytetin e New York-ut.

Të ardhurat nga kjo mbrëmje gala dhe ankandi do të mbështesin Fondacionin e Leonardo DiCaprio, i cili që nga viti 2008 ka mbledhur më shumë se 80 milionë dollarë për kauza mjedisore.
Darka me Winslet dhe DiCaprio do të ndihmojë edhe një fushatë në të cilën aktorja është përfshirë dhe ka për qëllim për të ndihmuar një nënë të re në Britani të paguajë për trajtimin e kancerit.

Winslet themeloi Fondacionin Golden Hat që mbështet fëmijët me autizëm dhe familjet e tyre, gjithashtu edhe organizatat bamirëse rajonale në Britaninë e Madhe dhe përpjekjet e individëve për mbledhjen e fondeve për trajtimin e kancerit.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com