Lajme

13 January 2018

Liam Neeson flet për pasiguritë që mund ta detyrojnë ti jap fund karrierës

Liam Neeson është aktori i famshëm irlandez që u bë i njohur për rolin e tij në filmin “Taken” dhe “Taken 2”.. Ai për herë të parë ka treguar se ka disa pasiguri që mund ta detyrojnë t’i japë fund karrierës.

Teksa ka parakaluar në tapetin e kuq për premierën e filmit të tij më të ri, “The Commuter at Cineworld” në Dublin, Liam dukej në formën e tij më të mirë. Ai është shprehur se përpiqet të mos ja kujtoj vetes se tashmë është 65-vjeç dhe ky numër e tremb aq shumë saqë mendon se nuk do të mundet më të realizojë filma aksion.

Aktori aq i dashur për publikun ka shtuar se po përpiqet ta pranojë moshën e tij dhe ka ndaluar së gënjyeri veten se nuk është më në të 40-at. Liam ndjen se po plaket fizikisht edhe pse në shpirt ndihet ende shumë i ri dhe për këtë arsye druhet se forcat do ta lënë dhe kështu nuk do të mund t’i realizojë dot skenat e aksionit. Për të do të ishte më mirë po të hiqte dorë nga këto filma sesa të përballej me këtë zhgënjim të madh.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com