Liam Neeson pranon ofertën e çuditshme por të parezistueshme
Teksa ishte në provat e xhiremeve për filmin e tij më të ri në Kanada, Liam Neeson iu ofrua një drekë falas nga dy fansa të tij të cilët punonin në një fast-food.
Dy djemtë e rinj sapo u lajmëruan që aktori hollivudian gjendej në qytet bën lëvizjen e radhës në mënyrë që të vizitoheshin nga Neeson. Ata shkruajtën në një tabelë “Liam Neeson ka një drekë falas nëse vjen dhe na viziton”. E gjitha kjo nisi si një lojë e thjeshtë por pas disa orësh aktori i “Taken” u shfaq pranë dyqanit të tyre duke bërtitur “Erdha, ku është sanduiçi im?”
Aktori shkrepi disa foto me dy fansat e tij të cilët ishin në orarin e punës dhe më pas ka shijuar pa ngurrim drekën falas ashtu siç ju premtua dhe më pas ju rikthye përsëri xhirimeve. Për dy djemtë, kjo surprizë e papritur ishte një ëndërr e kthyer në realitet.