Liam Payne aspak modest, kritikohet nga fansat…
Liam Payne është duke shijuar suksesin e projektit të fundit muzikor “For You” që vjen në bashkëpunim me Rita Ora. Bashkëpunimi i tyre po pëlqehet shumë nga publiku dhe është njëkohësisht edhe kolona zanore e pjesës së fundit të trilogjisë “Fifty Shades”.
Por mesa duket vëmendja e madhe ka ndikuar negativisht tek këngëtari pasi me postimin e tij të fundit ai ka irrituar ndjekësit dhe fansat e tij. Në foton e postuar së fundmi në rrjetin social Instagram, Liam ka ndjerë nevojën për t’u bërë pak mendjemadh.
Në mbishkrimin e fotos ai shkruan : “Unë udhëtoj me avion privat ndërsa ju me ato të zakonshmit”. Ky shkrim është pritur shumë negativisht nga fansat e tij të cilët janë përpjekur t’i japin një mësim të mirë në Twitter. 24-vjeçari më pas e ka fshirë këtë foto ndërsa menaxheri i tij i kontaktuar nga “Daily Mail” nuk ka dashur të japë asnjë koment kundrejt këtij veprimi.