Liam Payne dhe Rita Ora shumë pranë njëri-tjetrit në festimet e VMA në New York
Liam Payne dhe Rita Ora janë shfaqur sërish shumë pranë njëri-tjetrit. Pas turneut të tyre me këngën e Fifty Shades Freed, ‘For You’, ata kanë krijuar edhe më tepër spekulimet për diçka midis tyre pasi u panë së bashku në festën e VMA në New York.
Ndërsa Bebe Rexha po këndonte në skenë, Rita dhe Liam shihen të përqafuar më njëri-tjetrin. Këngëtarja me origjinë shqiptare është në një lidhje me muzikantin Andrew Watt, ndërkohë që Liam është ndarë nga bashkëshortja e tij Cheryl.
Ndërsa flitet për një marrëdhënie midis tyre disa burime thonë se ata qëndruan atje duke folur, duke qeshur dhe kërcyer. Liam mbante krahët e mbështjellur në supet e Rita Orës. Patjetër që mund të kishte diçka romantike, por nuk u puthën për asnjë moment.