Liam Payne: “Martesa jo e rëndësishme…për një kohë të gjatë nuk kam ndërmend ta marr këtë hap”
Ish-pjesëtari i “One Direction” në një intervistë të dhënë së fundmi ka ngritur dyshime rreth marrëdhënies së tij me partneren Cheryl dhe deklaratat që ka dhënë nuk u kanë pëlqyer shumë fansave.
Ai dhe këngëtarja e famshme janë prindër të një djali 11 muajsh megjithatë Liam ende nuk e sheh atë si gruan e tij të ardhshme. 24-vjeçari u shpreh se e gjithë vëmendja, përkushtimi dhe koha e tij shkojnë tek vogëlushi Bear ndërkohë që në lidhje me Cheryl ndihet shumë rehat kështu siç është.
“Martesa nuk është ndonjë gjë e rëndësishme, ndihem mirë kështu siç jam dhe për një kohë të gjatë nuk kam ndërmend ta marr këtë hap” ,-tha ai duke mos marrë në konsideratë mendimin e partneres.
Në sytë e fansave Payne u shfaq shumë i ftohtë ndërkohë që përflitet se ai vazhdon të jetë i lidhur me 34-vjeçaren vetëm për vëmendje dhe fansa.
Nga ana tjetër pritet reagimi i Cheryl e cila është divorcuar 2 herë nga martesat e mëparëshme.