Lajme

31 March 2018

Liam Payne në shoqërinë e balerinës Chloe, çpo ndodh mes tyre?

Liam Payne ka pranuar publikisht krizën në marëdhënien e tij me Cheryl, duke u shprehur gjithashtu se do të bëjë gjithçka për ta shpëtuar atë. Gjatë një interviste të dhënë disa ditë më parë, Liam u shpreh se ka menduar që së bashku me Cheryl, të kalojnë disa ditë pushimi në Dubai në mënyrë që të rikuperojnë kohën e humbur dhe të rikthejnë pasionin në lidhjen e tyre.

Por pas këtyre deklaratave, në media janë publikuar disa foto, në të cilat këngëtari shfaqet me balerinën Chloe Ferns, teksa shijonte një mbrëmje në lokalet e Dubait.
Lidhur me këto foto, këngëtari nuk ka bërë asnjë deklaratë, ndërkohë që nuk dihet se cili do të jetë reagimi i partneres së tij.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com