Liam Payne tregon për vështirësitë kur ishte pjesë e grupit One Direction
Liam Payne arriti kulmin e suksesit në vitin 2011 si një nga djemtë e grupit të famshëm One Direction, por ai ka folur për anët e errëta të suksesit të grupit gjë e cila i shkaktoi atij vështirësi për të qënë në qendër të vëmendjes.
Për “The Sun”, këngëtari 24-vjeçar ka treguar se performancat shpesh dukeshin si të vishje një kostum pasi ai ishte i detyruar të fshihte sikletin e të qënit pjesë e grupit të famshëm.
“Nuk duhet të kishim dhënë aq shumë koncerte siç kemi dhënë, të jem i sinqertë. Të shkoje dhe të vendosje atë buzëqeshje false në fytyrë dhe të këndoje këngë, sinqerisht ishte sikur të vishje ato kostumet por njerëzit nuk e dinin çfarë ndodhte poshtë atye kostumeve”.