Lajme

28 May 2017

Liam tregon se si P Diddy e turpëroi para të gjithëve

Liam Payne ka kujtuar momentin e sikletshëm 1që reperi i njohur Diddy i qeshi në fytyrë kur u takuan për herë të parë.
Ylli i mëparshëm i One Direction ka marrë pjesë në shumë evente dhe party me personazhe të njohur dhe gjithmonë ia ka kaluar mirë, me përjashtim të këtij rasti.

“Unë iu afrova që t’i flisja atij dhe Jay Z, por kur shtrënguam duart ai thjesht qeshi … me të qeshurën më djallëzore që kam parë ndonjëherë. Kështu që ia kam frikën atij njeriu.”-tha Liam gjatë një intervite këtë të premte për KIIS FM.
Liam që në fakt kishte menduar se pikërisht Diddy do ishte nga më miqësorët nga grupi me të cilin po qëndronte, me sa duket është larguar me një zhgënjim të madh. Megjithatë ai këtë histori e tregon duke qeshur, për të treguar se e ka kaluar me sportivitet.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com