Lajme

12 October 2017

Libri i fundit i Hillary-t, një shkak për grindjen midis tyre

||
0 Comment
|

Mesa duket një shkak për grindjen e ish çiftit presidencial është bërë libri i fundit i Hillary-t, “What Happened”. Në libër përshkruhet ajo që ka të bëjë me fushatën elektorale dhe pas saj.

Sipas “Page six”, përpara se Hillary ta dërgonte librin për botim, ja kishte dhënë Bill-it për ta lexuar. Por ai gjatë leximit kishte vënë re disa gjëra që si kishin pëlqyer dhe të cilat i kishte nënvizuar me të kuqe duke i shtuar njëkohësisht dhe disa sugjerime.
Sipas Bill, edhe titulli, “What Happened”, ne një farë mënyre, dukej sikur sugjeronte një përgjigje te shkurtër dhe te menjëhershme, “You Lost”.

Por ky fakt e kishte “inatosur” Hillary-n, e cila vendosi që libri të botohej siç ishte dhe pa asnjë ndryshim. Ndërkohë edhe turi promocional i librit pati nxjerrë në evidencë pak a shumë të njëjtat kritika me ato të Bill.
Por mesa duket, sherri për librin nuk ka kaluar pa lënë gjurmë sepse çifti nuk flet me njeri-tjetrin, veçse me ndërmjetësinë e miqve dhe avokatëve.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com