Lajme

07 April 2017

Lideri i “Coldplay” ka bërë të lumtur një fans të sëmurë me kancer

|
By
|
0 Comment
|

Nëse një fans nuk shkon dot ta takojë, Chris Martin shkon tek ai. Lideri i grupit Coldplay, para koncertit në Manila, shkoi në spital për të takuar në fans special, Ken Santiago.

Ai është i shtruar në spital dhe po trajtohet prej kancerit në fazë të avancuar dhe nuk mund të shkonte në koncert. Kushti vëllai i tij, bëri një apel në Facebook, i cili mori një përgjigje pozitive.Në një letër të hapur vëllai i Ken, Kheil, shkruante, “Një javë më parë, Ken, i dha biletën e koncertit vëllait tonë të vogël. Nuk do të tregojë që është i trishtuar dhe thotë se çdo gjë është ok. Por e marrim me mend se ai donte vërtetë të ishte aty. Për shkak të gjendjes së tij, nuk e lejuam. E pranoi faktin se nuk mund të ishte në koncertin e Coldplay. E shkruaj këtë letër për t’iu kërkuar një nder të vogël, nëse grupi mund të bëjë vetëm një përshëndetje të vogël, ose t’i dërgojë një mesazh në mënyrë që të ndihet më mirë”.Apeli u përhap me shpejtësi, duke mbërritur në Rhizza Pascua, përgjegjës i kompanisë që organizonte koncertin e grupit, bëri të mundur takimin në spital.

Për shkak të sëmundjes, Ken Santiago e kishte të pamundur të fliste, shkruan noa.al. Gjatë takimit, këngëtari i kërkoi Ken, se çfarë kënge donte të dëgjonte në koncert dhe ai shkroi “Ink”. Në atë moment, këngëtari i dërgoi një mesazh grupit, duke i kërkuar të nisin provat.Lideri i Coldplay i dhuroi një kapele, një bluzë, një çantë dhe një kopje të albumit të fundit “A head full of dreams”.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com