Lidhja e Cheryl Cole dhe Liam Payne drejt fundit?
Liam Payne javë më parë publikoi këngë e re në bashkëpunim me Rita Orën, “For You”. Këngë kjo dedikuar çifteve dhe doli në treg pikërisht para ditës së të dashuruarve. Por duket se marrëdhënia e tij me bashkëshorten Cheryl Cole nuk është në situatën më të mire
Në fakt, marrëdhënia mes 24-vjeçarit dhe bashkëshortes Cheryl Cole është e tensionuar pasi ai po shpenzon ditë të tëra larg shtëpisë, dhe kjo ka krijuar probleme mes tyre sepse ajo po kujdeset vetë për vogëlushin e tyre 11 muajsh.
Një burim për “MailOnline” shprehet se “Cheryl po shpenzon shumë kohë në shtëpi vetëm me Bear, ndërkohë që partneri i saj shfaqet shumë pak”. Gjithashtu ata ka kohë që sjanë parë në shoqërinë e njëri- tjetrit, duke përfshirë edhe në ditën e Shën Valentinit.
Pikërisht në këtë ditë Liam vendosi të publikojë një imazh të djalit të vogël, pa partneren e tij, krah së cilës shkroi ‘Gëzuar Ditën e Shën Valentinit”.