Lidhja mes Scott Disick dhe Sofia Richie merr fund?
Sipas një burimi të ri, lidhja mes Scott Disick dhe Sofia Richie ka marrë fund. Raportohet se pavarësisht thashethemeve se ata po përpiqeshin të zhvendoseshin së bashku, 34-vjeçari e ka braktisur modelen, e cila është 15 vite më e vogël.
Një burim i afërt për “Radar Online”, ka bërë të ditur se: “Scott ishte i lodhur nga lojërat fëminore të Sofia-s”. Burimi ka vijuar më tej duke thënë se Scott ende ka ndjenja për Kourtney Kardashian, me të cilën ka tre fëmijë.
Scott dhe Sofia nisën lidhjen e tyre në gusht. Gjërat duket se kanë shkuar mjaft mirë për dyshen, duke bërë disa herë pushime bashkë. Megjithatë çifti nuk është parë nën shoqërinë e njëri-tjetrit që prej mesit të nëntorit.