Lil Kim e quan publikun … idiot
Ditë më parë reperja Lil Kim gjatë një interviste tha që ajo ishte një vajzë spanjolle në trupin e një zezakeje. Reagimi i publikut pas kësaj ishte i madh dhe komentet negative ishin të shumta. E pyetur më pas për këtë fakt ajo e revoltuar tha: Njerëzit janë idiotë. Janë të gjithë budallenj. U pëlqen të thonë idiotësira kur nuk kanë gjë tjetër për të thënë. Unë jam rritur në një ambjent me shumë gra dhe burra latinë që kanë qenë pjesë e jetës sime. Por ata nuk e dinë këtë dhe mua nuk më intereson që e dinë apo jo. Unë ndihem shumë e lidhur me atë kulturë dhe ndaj atë ditë u ndjeva ashtu (si një latine në trupin e një zezakeje). Unë e identifikoj veten me disa kultura. Vajza ime është gjysëm latine dhe nuk besoj se thjesht nga rastësia.