Lil Wayne akuzohet për racizëm ndaj “të bardhëve”
Një roje sigurie ka paditur Lil Wayne për urrejtje, pasi u rrah nga grupi i reperit vitin e kaluar.
Sipas burimeve të TMZ incidenti ndodhi gjatë fundjavës së BET Award në qershor të 2016. Lil Wayne dhe shokët e tij dëshironin të futeshin në klubin e natës Hyde dhe po tregoheshin shumë të padururar për tu futur. Roja i sigurisë ka deklaruar se po përpiqej të mbante situatën nën kontroll tek hyrja, kur hitbërësi i “Lollipop” e goditi dhe e hodhi përtokë. Viktima pretendon se ishte një krim urrejtje pasi Wayne i derdhi një gotë alkool dhe i tha: “Vafsh në djall bardhosh.”
Dëmshpërblimi i kërkuar nga ana e tij është 25 mijë dollarë.