Lajme

18 May 2017

Lil Wayne do të hedh në gjyq Martin Shkrelin, ja arsyeja…

Sipas TMZ lideri i Young Money po e konsideron të hedhë në gjyq shqiptarin e njohur Martin Shkreli në qoftë se vazhdon të luajë pjesë nga albumi Tha Carter V .
CEO i njohur luajti disa nga këngët, njëherë në Dhjetor dhe një herë në fillim të këtij muaji. Njëra prej këtyre këngëve është në bashkëpunim me Kendrick Lamar. Wayne dhe Universal Music kanë dërguar disa letra drejtuar Shkrelit që të mos të nxjerrë më këngë nga ky album.
Tha Carter V prej vitesh ishte thënë që do të publikohej por problemet e reperit Lil Wayne me Cash Money Records e kanë lënë pezull publikimin e tij.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com