Lil Yachty i blen mamasë së tij shtëpi, ja reagimi i saj
Lil Yachty mund të kritikohet nga disa si reper, por si djalë ai është shembur e këtë e ka treguar me veprimin e tij të fundit. Ai i ka bërë realitet ëndrrën nënës së tij duke i blerë një shtëpi të re.
Hitbërësi i “Peek A Boo”, emri i vërtetë i të cilit është Miles McCollum, postoi në Instagram screen shot-in e mesazhit që i kishte dërguar mamaja e tij pasi ai e surprizoi me dhuratën e madhe.
Mamaja e 20 vjeçarit kishte shkruar: “Ia dole!!! I bleve mamasë tënde një shtëpi të re! Të jam shumë mirënjohëse për çdo gjë që ke bërë për mua! Më ke bekuar më shumë seç kam kërkuar! Të dua shumë! Jam shumë e përulur që Zoti më zgjodhi mua të isha nëna jote!!!”