Lily Allen tregon se çfarë i ndodhi martesës së saj që dështoi
Ajo është një nga këngëtaret që njihet për tregimin e jetës personale përmes këngëve të saj, ajo madje ka shkruar “Alfie”, një këngë për vëllain e saj.
Lily Allen ka treguar se në albumin e saj të ri ajo do të tregojë eksperiencën e saj të hidhur që ka kaluar në të shkuarën si edhe ndarjen e dhimbshme nga Sam Cooper.
Këngëtarja 31-vjeçare u martua me Sam, babain e dy vajzave të saj Ethel 5-vjeç dhe Marnie 4-vjeç, në 2011 dhe u nda në 2016. Më në fund, ajo ka vendosur të tregojë se çfarë shkoi keq në lidhjen e tyre.
Këngërtarja e hitit “Smile” ka treguar gjithashtu se në këtë album ajo do të flasë rreth rolit të saj si nënë si edhe betejën e saj me abuzimin e substancave narkotike.