Lind Islami dhe Venera Lumani “Betohen” në projektin e fundit muzikor
Lind Islami dhe Venera Lumani ashtu sikurse kishin paralajmëruar kanë publikuar këngën e re me titull “Betohem”, e shoqëruar gjithashtu edhe me një videoklip. Muzikën e kësaj kënge është realizuar nga dy këngëtarët, derisa tekstin e ka shkruar Ylli Limani. Edi Balili është producenti dhe është përkujdesur për orkestrimin e këngës së realizuar në “MUZA” Production Academy.
Ndërsa për xhirimin e videos muzikore është angazhuar MAX Production. Kënga është një baladë që vjen në një interpretim të mirë vokal nga dyshja e njohur e skenës.
“Ky është një projekt, të cilit i kemi dhënë shpirtin dhe forcën e trupit, jo vetëm unë dhe Lind Islami, por edhe shumë njerëz të tjerë profesionistë”, ka shkruar Venera në një postim në Instagram.