Linda Halimi bëhet shtetase shqiptare ligjërisht
Linda Halimi është këngëtarja e cila do të na përfaqësojë në një nga eventet më të rëndësishme europiane, siç është Eurovizioni.
Duket se pas suksesit të këngës dhe fitores, Linda Halimi ka marrë edhe një tjetër lajm shumë të mirë. Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Bujar Nishani, ka nënshkruar një dekret të veçantë për dhënien e nënshtetësisë, me nr 10124, vetëm pak ditë më parë, duke e bërë Linditën një nga nënshtetaset e republikës. Tashmë ajo do të ketë nënshtetësi dhe pasaportë shqiptare. Padyshim ky është një lajm i mirë për këngëtaren, e cila do të na përfaqësojë të gjithëve në kompeticionin prestigjioz Eurovizion. Ky edicion do të zhvillohet në muajin maj në Ukrainë. Shqipëria do të performojë e shtata në natën e parë gjysmëfinale.