Linda Halimi sjell projektin e ri, ia beson producentit të talentuar 10 vjeçar
Shumë prej artistëve tanë mundohen të zgjedhin bashkëpunëtorët më të mirë për projektet e tyre.
Por, kësaj radhe Linda Halimi nuk ka vepruar si në të kaluarën pasi ka zgjedhur të punojë me një producent të ri.
Në fakt, këngëtarja ka publikuar gjatë ditës së djeshme këngën më të re vetëm në versionin audio, “Murda”.
Sipas këngëtares, bëhet fjalë për producentin Nealante, dhe Halimi është e kënaqur me bashkëpunimin.
“Fakt i këndshëm. Kënga Murda ka një producent dhjetëvjeçar, i cili është super i talentuar dhe është biri i producentit Lil Neo”, ka shkruar në llogarinë personale në Instagram, Linda.