Lindsay Lohan sqaron arsyen pse vazhdon të përkrahë producentin Weinstein
Ndërkohë që 36 aktorë hollivudianë kanë akuzuar Weinstein për ngacmim seksual, këngëtarja dhe aktorja Lindsay Lohan, është e vetmja që i ka dalë në mbrojtje. Lohan ka përdorur llogarinë e saj të Instagramit për të sqaruar arsyen se pse ajo ka përkrahur producentin.
“Pavarësisht se çfarë thonë të gjithë, unë jam për fuqizimin e femrës ndërkohë që shumë femrave në Amerikë nuk iu ka interesuar se si unë abuzohesha nga ish i fejuari im, asnjë person nuk më ka përkrahur ndërkohë që ai më abuzonte. Vetëm imagjinoni se çdo të thotë të sillesh si një femër e fortë dhe pavarësisht kësaj, ne të gjithë bëjmë zgjedhjet tona dhe zgjohemi në krevatin tonë në mëngjes. Unë preferoj të shkoj në shtëpinë time dhe të zgjohem vetëm. Bëhuni të forta, mos fajësoni askënd pasi karma merr gjithmonë hak”, përfundon aktorja postimin e saj.