Lionel Richie përsëri e shpreh hapur mungesën e simpatisë për Scott Disick
Lionel Richie e ka shprehur gjithnjë hapur mendimin e tij për lidhjen mes të bijës Sofia, 19 vjeçe, dhe Scott Disick 34 vjeç, babai i tre fëmijëve me Kourtney Kardashian.
Ndërsa të dy morën pjesë në një event, e pyetur nga “E! News” se çfarë mendon i ati për lidhjen e saj romantike, Sofia tha se ai është treguar mjaftueshëm i mirë. Por, artisti shprehu pakënaqësinë e tij si me fjalë dhe me gjeste. Vuri dorën në kokë duke e portretizuar si armë dhe mjaftoi një gjest i tillë për të treguar gjithë mosaprovimin e tij.
Por, thuhet dhe se Lionel Richie do t’i ndërpresë të bijës mbështetjen financiare, nëse nuk ndahet nga Scott Disick.
Madje, sipas medias, ai është në bisedime dhe me avokatët e tij për ta hequr dhe nga testamenti, nëse nuk vepron siç i thotë ai.