Lista e gjërave të ndaluara për një nuse mbretërore si Meghan
Të jesh një nuse mbretërore nuk është aq e thjeshtë pasi tani për Meghan shumë gjëra janë të ndaluara. Në të vërtetë, për të tashmë është e ndaluar të bëj selfie dhe megjithëse ka qenë një adhuruese e madhe e rrjeteve sociale deri më tani, ajo pas martesës nuk duhet të vendosë fotografi të saja dhe të familjes në rrjetet sociale. Nuk duhet të ketë një Instagram, Facebook ose Twitter.
Nusja e re e mbretërisë nuk mund të votojë, as të mbajë rroba provokative. Nuk duhet ti lyej thonjtë. Ajo nuk duhet të dalë vetëm në publik, pa një të afërm, mik apo roje, gjithashtu nuk duhet të jap as autografe. Gjithashtu nuk duhet të mbajë taka të larta pasi nuk janë të dëshirueshme, nuk duhet të mbajë një çantë të madhe, të shkojë në sfilata të modës dhe as të kryqëzoj këmbët e saja.