Loredana e hëngri turpin me bukë…
Loredana ka qenë në qendër të vëmendjes së fundmi pas lajmit të bujshëm se një çift zviceran e akuzon për vje.dhje. Loredana mbajti edhe një konferencë pak ditë më parë ku u shpreh se paratë janë marrë me dëshirën dhe vullnetin e gruas zvicerane dhe ajo nuk dinte gjë për këtë histori deri në vitin 2018.
Duket se reperja e ka hedhur pas krahëve këtë histori dhe po përqëndrohet tek karriera pasi sot ajo dhe Mozzik kanë paralajmëruar këngën e re.
Loredana ka postuar një foto ku shfaqet me reperin gjerman Dardan dhe Mozzikun. Ndërsa ky i fundit ka zbuluar se së shpejti do sjellin këngën e re.
“Së shpejti, a jeni gati?”, ka shkruar Mozzik në foton ku shfaqet me reperin gjerman.
Epo, çudia më e madhe duket se nuk zgjat as 3 ditë.