Loredana hedh poshtë dyshimet për ndarjen nga Mozzik
Vetëm pak muaj më parë u konfirmua se reperi Mozzik ishte në një lidhje me një vajzë nga Kosova, të quajtur Loredana.
Ndërkohë që rrjetet sociale u pushtuan me fotografitë e dyshes ku dukeshin më të dashuruar se kurrë, vetëm pak ditë më parë u raportua se Mozzik dhe Loredana i kishin dhënë fund lidhjes së tyre.
Shkak për këto thashetheme u bënë fshirja e fotove të çiftit në rrjetet sociale.
Në mes të këtyre thashethemeve, Loredana ka bërë një veprim duke lënë të nënkuptohet se lidhja e saj me reperin vazhdon akoma.
Ajo nuk ka rezistuar të bëjë urimin për njeriun e saj të zemrës në ditëlindjen e tij.
“Urime ditëlindjen Mozz, të uroj të gjithë të mirat në botë. Për këtë buzëqeshje bëj gjithçka. Të përqafoj”, shkruan në postimin e saj bukuroshja bjonde.