Lajme

05 February 2019

Lorik Cana dhe Ledri Vula qënkan kushërinjë me njëri tjetrin!

Dy figurat e njohura dhe shumë të dashura për publikun Lorik Cana dhe Ledri Vula qënkan kushërinjë me njëri tjetrin dhe deri më dje asnjë nuk e dinte.

Gjatë një intervistë për një emision kosovar, Cana duhet të zgjidhte mes Unikkatil- it dhe Ledrit. Pikërisht këtu, Loriku zbuloi lidhjen familjare me reperin.

“Unë dhe Ledri jemi kushërinj të largët. Unë nënën e kam Vula. Nëna ime me babain e Ledrit janë kushërinj të dytë. “ duke shtuar Ledrit ia dëgjon shumë këngët dhe i pëlqen stili i tij.

Përsa i përket Unikkatil- it, Cana tha se gjithashtu e pëlqen dhe se është nga ata artistë që i ka qëndruar besnik stilit të tij unik. Po kështu shtoi se përsa i përket figurave femërore ka një pëlqim për këngët e Elvana Gjatës dhe për të si personazh, si figurë.

 

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com