Lorik Cana nuk shqetësohet për kaloritë, zgjedh ushqimin tradicional të familjes së tij
Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit Lorik Cana, publikon vazhdimisht foto duke provuar gatimet e shijshme që bëhen në restorantin e familjes së tij, i cili ndodhet në Prishtinë. Që pas largimit nga futbolli duket se Loriku ka filluar të kujdeset më pak për rregjimin dhe mënyrën se si ushqehet.
Loriku zgjedh biznesin e familjes për të shijuar ushqimin tradicional edhe pse hera herës mund të përmbajë pak më shumë kalori sesa mund të ishte mësuar të konsumonte kur luante në fushën e blertë.Së fundmi, në llogarinë e tij në “Instagram” Cana ka publikuar një pjatë të përgatitur me qofte dhe që në pamje të parë duket shumë e shijshme.