Lorik Cana uron bashkëshorten për ditëlindje, por jo ashtu si ju mendoni
Bashkëshortja e ish-kapitenit të Kombëtares, Lorik Cana ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen. Mes shumë urimeve nga të afërmit dhe fansat nuk kishte si të mungonte edhe urimi i Lorikut, i cili është shumë i veçantë. Nëse mendoni se bëhet fjalë për ato urimet e gjata shoqëruar me emoji zemre gaboheni.
Kjo pasi Cana publikoi në Instastory një foto ku shfaqet së bashku me Monice-n dhe bashkëngjitur së cilës shkruan: “Po plaket” së bashku me emojin e një gjysheje dhe të një torte.