Luana Vjollca ka një dëshirë të “çuditshme”
Luana Vjollca ka habitur të gjithë fansat me postimin e saj më të fundit. “Vdes të shëndoshem”, shkruan përbri fotos Luana. Ajo duket se ia ka arritur qëllimit dhe për këtë fakt ndihet shumë e lumtur. Në fakt duhet ta pranojmë se dëshira e saj është pak e çuditshme në kohën kur pjesa më e madhe e vajzave përdorin receta dietike për të rënë në peshë ose kalojnë orë të tëra në palestra dhe pista vrapimi. Por Luana duket se ka tjetër mendje, madje ajo shprehet se sa here konsumon ushqim jashtë preferon pikërisht “fast food-et e McDonald’s-it” që konsiderohen jo shumë të shëndetshme.