Luiza Gega shënon një rekord të ri në kompeticionin “Diamond League”
Në kompeticionin prestigjoz “Diamond League”, Luiza Gega theu një rekord kombëtar në 3000 mijë metra me pengesa. Ajo u rendit e 9-ta mes 22 garueseve, por ishte gjithashtu dhe e para nga Europiani në renditjen përfundimtare.
Luiza jo vetëm regjistroi kohën më të mirë sezonale për të në këtë disiplinë, por arriti të thyejë me 4 sekonda rekordin e mëparshëm në këtë garë, ndërsa regjistroi dhe kohën më të mirë të këtij viti për një atlete europiane.
Atletja shqiptare ndali kronometrin në 9 minuta e 22 sekonda, duke përmirësuar kohën e saj të mëparshme me 9 minuta e 26 sekonda e 5 të qindtat, që përbën njëkohësisht dhe një rekord të ri kombëtar për këtë disiplinë.
Në garën që u fitua nga keniania Kiyeng, Gega nuk mundi të marrë pikë të vlefshme për renditjen e përgjithshme të ‘Diamond League’ vetëm për një pozicion, pasi u rendit e nënta, por gjithsesi mundi të lërë pas 12 kundërshtare.