Lajme

22 June 2018

MAC, një linjë make up-i dedikuar stilit të këngëtares së njohur

Aaliyah është në qendër të vëmendjes këtë javë pasi është lançuar linja e shumëpritur e make up-it dedikuar look-ut të saj. Ishte pjesërisht falë saj që buzëkuqi nude u kthye në trend në vitet 90’, ku në qendër të buzës vihej shkëlqyes dhe konturimi bëhej me laps. Ky koleksion i Mac i krijuar në bashkëpunim me vëllain e Aaliayah, Rashad Haughton përfshin 4 nuanca shkëlqyesish, buzëkuqësh dhe lapsash për sy. Secili prej këtyre produkteve është quajtur pas titujve të këngëve të artistes.
Hitbërësja e “Baby Girl” arriti të bëj shumë gjatë jetës së saj të shkurtër. Prodhoi tre albume muzikore, luajti në dy filma, pati një romancë me Damon Dash dhe një miqësi të ngushtë me Missy Elliot. Ajo gjithashtu e kuptoi fuqinë e modës në një moshë shumë të re, duke përcaktuar vazhdimisht trende.
17 vite pas vdekjes së saj, influenca e Aaliyah në modë është e konsiderueshme, dhe ndonëse një pjesë nuk e dinë shumica e vajzave vishen në stilin që ajo solli.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com