Macklemore sqaron se nuk ka më prerjen e flokëve të adoptuar nga neonazistët
Ne kemi ardhur në një kohë shumë të çuditshme në shoqëri kur një yll muzikor duhet të sqarojë se ai nuk është një supremacist i bardhë për shkak të stilit të tij të flokëve.Raperi që fitoi çmimin Grammy, Macklemore, shkruajti në Twitter duke i’u përgjigjur një përdoruesi tjetër ,i cili kishte kërkuar të dënonte prerjen e flokëve të reperit, që është adoptuar nga neonazistët.
“Flokët e Macklemore duket të jenë prerja e zgjedhur e racistëve tani. Unë i bëj thirrje Macklemore dhe denoncoj prerjen e tij të flokëve”,ka postuar dikush nën emrin e përdoruesit të vërtetuar @fart.
“Kjo ka qënë prej një viti më parë”, u përgjigj interpretuesi i Thrift Shop “.
Prerja e veçantë e flokëve në fjalë shpesh e referuar si “Rinia e Hitlerit”, por ka marrë emrin e ri “fashy”, si shkurtim i “fashiste” është më së shumti e lidhur me supremacistin e bardhë të hapur Richard Spenser.
macklemore hair seems to be the chosen haircut of the racists now. i call on @macklemore to get online and denounce his own haircut
— jon hendren (@fart) August 15, 2017
Got rid of it over a year ago
— MARMALADE (@macklemore) August 15, 2017