Madame Tussauds largon figurën e Beyonce nga muzeu
Siç duket Madame Tussauds është ndikuar nga presioni i mediave sociale dhe ka larguar punimin më të fundit nga dylli të këngëtares Beyonce.Modeli i Beyonce, i cili është vendosur në New York, është shndërruar në një nga temat më të përfolura nëpër rrjetet sociale ditëve të fundit.Kjo ngaqë figura nga dylli e Beyonce nuk ngjan aspak me këngëtaren 35 vjeçare.Ndër komentet më të ashpra ishin edhe për ngjyrën e lëkurës së yllit, që sipas shumë personave ajo ishte më e bardhë.E sipas raportimeve të New York Times, kjo figurë është larguar nga ky muze.