Madona do të performojë në ESC, ja sa do të paguhet diva
Diva e muzikës Pop, Madona do të jetë e ftuara speciale e Eurovision 2019 në Izrael, muajin e ardhshëm.
Këngëtarja 60- vjeçare do të performojë 2 këngë. Një nga hitet e saj më të njohura dhe një këngë të re ekskluzivisht për festivalin europian.
Thuhet se rezervimet e biletave do të jenë tepër të larta në çmime.
Madona do të paguhet plot 1 milion dollarë për 2 këngët që do performojë.