Madonna hap spital në nder të vajzës së saj të birësuar
Mbretëresha e pop-it ka publikuar një fotografi me 4 fëmijët e saj të birësuar, e bërë gjatë hapjes së spitalit të fëmijëve në Malawi, në nder të vajzës së saj të birësuar Mercy James.
Fotografia e shfaq tepër të lumtur artisteen, teksa merr përqafime të ngrohta nga 4 fëmijët e saj të adoptuar.
Bashkangjitur postimit të saj, këngëtarja ka shkruar: “Siguroheni të shihni “CBS Sunday Morning”, këtë të dielë. Ata më janë bashkuar mua në hapjen e spitalit të pediatrisë, “Mercy James” dhe ne jemi gati të tregojmë historinë tonë”.