Madonna ndryshon vendbanim për shkak të të birit
Këngëtarja e njohur e muzikës Pop, Madonna, së fundi ka ndërruar destinacionin e saj të banimit, kjo për t’i qëndruar sa më afër birit të saj, i cili synon të bëhet yll futbolli.David është vetëm 11 vjeç dhe ka disa kohë që po vijon trajnimin për të qenë një lojtar i denjë ndërsa nëna e tij 59 vjeçare, ka udhëtuar për në Lisbonë, tek djali i saj.
Mediat lokale në New York, njoftuan se: “Madonna nuk është më turiste, ajo tani jeton në Lisbonë”.