Lajme

08 January 2018

Madonna nis vitin 2018 duke bërë bamirësi, vendon ndërtimin e 4 shkollave të tjera në Malawin

||
0 Comment
|

Mbretëresha e muzikës pop, Madonna, ka bërë të ditur se planifikon të ndërtojë edhe katër shkolla të reja në shtetin afrikan Malawi gjatë vitit 2018. Ajo ka kërkuar nga fansat e saj që të ndihmojnë në realizimin e ndryshimit që duan të shohin në atë vend.

Këngëtarja amerikane ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se planifikon t’ua mundësojë shkollimin mijëra fëmijëve përmes organizatës bamirëse, “Raising Malawi”. Me katër shkollat e reja në atë vend, 59-vjeçarja do të ngrejë në 14 numrin e përgjithshëm të objekteve shkollore.

Diva e muzikës pop është e lidhur ngushtë me Malawin, pasi i ka katër fëmijë të adoptuar nga ai vend. Në fillim të vitit 2017, ajo i adoptoi binjakët katërvjeçarë, ndërsa më herët ka adoptuar një djalë dhe një vajzë po nga Malawi.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com