Majk flet për herë të parë për të birin, Roan
Historia e tij dhe e Majlinda Zekës u kthyen në një histori telenovelash, por tashmë që Roan është dy muajsh, për të atin Majk është një krijesë engjëllore që nuk mund të përshkruhet me fjalë. Për herë të parë Majk rrëfen ndjesinë e të qenit prind dhe më shumë emocion tregon se tani jeta i ka ndryshuar.
“Dashnia që kam për të është shumë e madhe, tepër, tepër, saqë s’po më dilet më, s’po dal më me shokë. Janë ca gjëra që i kam bërë e s’po i bëj më. Atë kohë që kam dua t’ia kushtoj djalit dhe deri tani jam duke u kënaqur tepër tepër me të…” – thotë Majk pa e fshehur emocionin ndërsa flet për të birin: “Jam shumë i bekuar dhe faleminderit Zotit që e ka sjellë në jetë një fëmijë të shëndoshë si ai. Fëmijët janë të pafajshëm, jam edhe i emocionuar, është hera e parë që flas për të, është një ndjenjë e mirë, ndihem i lumtur…”