Majk na prezanton të dashurën e re?
Ndarja e reperit Majk nga Majlinda Zeka nuk kaloi pa zhurmë, ndërsa po aq gjatë u komentua edhe shtatzënia e modeles si edhe kënga “Fund” që thuhet të jetë dedikim për të.
Deri tani nuk dihet asgjë konkrete, nëse Majk është babai i fëmijës që pret bukuroshja nga Kosova apo jo, megjithatë reperi ka vendosur ta lërë pas të shkuarën. Ai ka postuar në Snapchat një foto ku shihet trupi i një vajze pranë tij. Ndonëse nuk është zbuluar fytyra e plotë e vajzës, pozicioni i saj lë pak vënd për dyshime, ata janë bashkë. Nëse bëhet fjalë për një lidhje serioze, apo një flirt momenti, kjo mbetet për t’u parë në javët në vazhdim.