Majk shfaqet si një baba i përkushtuar në rrjete sociale, por ja çfarë tregon mamaja e djalit të tij
Majk është një nga reperat më të mirë shqiptarë i cili është shumë i preferuar nga publiku. Para pak kohësh ai ka qenë në një lidhje me Majlinda Zekën, lidhje nga e cila lindi një djalë i quajtur Roan, por ata janë ndarë dhe vogëlushi jeton me të ëmën. Neve na është dukur se Majk është një baba i përgjegjshëm pasi këtë na ka treguar me fotot dhe videot e tij në instastory, por siç duket reperi nuk e ndihmon financiarisht të birin.
Këtë kuriozitet Majlinda ja ka shuar të gjithëve në Instastory, kur ju përgjigj pyetjes së fansit nëse Majk kujdesej apo jo financiarisht për djalin e tij.
“Jo nuk kujdeset.”- është përgjigjur Majlinda, duke e nxjerrë zbuluar reperin. Apo mos vallë Majlinda nuk pranon asgjë nga ai? Këtë nuk e dimë me siguri, pritet reagimi i reperit.