Majk tregon momente me djalin e tij
Reperi Majk ka kaluar një ditë të bukur me djalin e tij, Roan. Këtë gjë e ka zbuluar nëpërmjet një videoje të publikuar në Instagram, ku të dy duken shumë të lumtur.
“Po e mësoj me fluturu, se babi ka qef met pa ma nalt se veten @babbyroan lumturi”, shkruajti Majk.
Nuk munguan reagimet e fansave, të cilët i komplimentuan babë e bir. Ndonëse Majk nuk është në lidhje me Majlinda Zekën, nëna e Roanit, ia ka dalë që të shuajë cdo mosmarrëveshje të së kaluarës vetëm për hir të djalit.