Majk zbulon titullin e këngës së re të bazuar në ngjarje të vërtetë
Para një muaji solli këngën më të re në bashkëpunim me Onatin, i cili u mirëprit nga fansat.
“Thirri dajt”, është shikuar mbi 2.8 milionë herë në YouTube dhe Majk duket se nuk do të ndalet me kaq.
Këngëtari ka paralajmëruar këngën e re që është e bazuar në një rrëfim jetësor dhe ka zbuluar titullin e projektit.
“Bazuar në storie të vërtetë. Nuk Dorëzohna”, ka shkruar reperi ndër të tjerash në llogarinë personale në Instagram.
Mbetet të shihet se për çfarë projekti bëhet fjalë pasi që artisti nuk ka dhënë shumë detaje rreth saj.