Lajme

05 December 2018

Majlinda letër publike Majkut: Kam heshtur gjithmonë, por nuk do të hesht kësaj radhe kur dikush e përdor famën për të “arsyetuar” mosveprimet e duhura

Natën e së martës në rrjetet sociale u ndez një debat virtual mes reperit Majk dhe ish-të dashurës së tij, Majlinda Zeka.

Dyshja që janë prindër të një djali me emrin Roan, kanë hedhur akuza ndaj njëri-tjetrit lidhur me kujdestarinë ndaj tij.
Ishte i pari Majk që në një replikë me fansen e tij në Instagram tregoi se si nëna e djalit të tij, nuk e lejon që të takohet me të.
Menjëherë pas kësaj, ka reaguar edhe vet Majlinda e cila hodhi akuza ndaj reperit nën pretendimin se ai nuk kujdeset aq sa duhet, dhe se të gjitha shpenzimet familjare i mbulon ajo.

Për fund, Zeka ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi të Roanit, ndërsa ka shkruar në mbishkrimin e fotografisë një letër publike për Majkin, duke treguar gjithçka rreth këtij debati virtual, me shpresën që çdo gjë do të shuhet.
Në një replikë drejtuar një prej komentuesve ajo ka shkruar se Roani kur të rritet do t’i dëgjojë këngët e Majkut, ndërsa ajo vet si nënë do t’i tregojë vetë gjithçka për arritjet e babait të tij.

Mesa duket, Majlinda ka dashur që gjithçka të përmbyllet këtu me këtë letër publike drejtuar ish-të dashurit të saj.

View this post on Instagram

Asnjehere nuk kam dashur qe problemet ose shqetesimet ti beje publike, aq me pak ato te cilat kane te bejne me Roanin, kam heshtur gjithmone ne lloj lloj situate, por nuk do te hesht kesaj radhe kur dikush e perdor famen per te " arsyetuar" mosveprimet e duhura. Nje person i cili e ul cdo femer pasi e perfundon lidhjen tregon me se miri se cfare ka ne brendesi te tij. Nuk jam ketu per tu bere avokat i askujt , por vetem te them publikisht qe kam force, guxim, dhe krenari te luftoj e t'i qendroj perballe te vertetes. Per mua Roani eshte bota ime, do te doja shume te ishte keshtu edhe per babin e tij, sepse pikerisht jam une ajo qe ndarjen e kam pranuar si nje rrethane shume normale, por kjo nuk do te thote qe e kam paramendu qe nje baba bilogjik dhe kete fryt i cili sot frymon dhe rritet dhe e zbukuron jeten time cdo dite, do te behet " vegel" per te thene te pa verteta. Ky " serial" ka fillu me tendencen per ta mohuar atesine, pastaj per ta pranuar, dhe pastaj per te dyten here per ti vene dileme kesaj te vertete ! Nuk ka asnje qenie qe e pranon ndarjen shume normale, por jo edhe tendencat e tilla per te me lenduar e thyer sa here qe i duhet dikuj te beje lidhje tjeter, dhe pastaj kur te jete i lire te thote qe nana e ndalon me pa femiun… U pergjigjje para komentuesve, po si do i pergjigjesh ndergjegjes tende ose kur djali te rritet e te pyet per te gjitha keto drama qe do mbesin deshmia me e mire ne internet? Ndoshta edhe atehere fajin do e adreson te une, por shpresoj qe te troket ndergjegjja nje dite e per hire te gjakut tend e asgje me shume, te mos i krijosh femiut tend pa rahati ne femijerine e tij. Zoti do te na gjykoj secilin aq me shume ne kete rast mua si nane e ty si baba, e deri atehere me mire te mos i arsyetohemi askuj, vetem vetes karshi Roanit. E une per kete do jetoj shume e qete derisa edhe jeten jam e gatshme ta fal per TE. E ta permbush cdo zbrazeti te tij, sado e veshtire te jete. Njerezine dhe karieren kisha sygjeru ti mbash larg njera tjetres, sepse njera te sjell fame dhe para, e tjetra te bene te jesh ky qe je e qe tregone qe brenda teje zgjohet nje ndergjegjje jo e paster duke e arsyetuar veten permes postimeve,

A post shared by MR⚜️ (@majlindazeka1) on

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com