Make up artistja nga Kosova, Sellma tregon sa kohë i duhej për të realizuar grimin e Elvanës
Elvana Gjata tërhoqi vëmendjen në koncertin e saj recital jo vetëm me produksionet muzikore por edhe me pamjen e saj. U konsiderua si i thjeshtë dhe i bukur dhe të gjithë ishin kuriozë për personin i cili u kujdes për këtë look. Me siguri kurioziteti ishte i madh edhe për personin që fshihej pas look-ut të këngëtares. Bëhet fjalë për artisten nga Kosova, Sellma.
Pasi iu është përgjigjur shumë pyetjeve të bëra nga ndjekësit, ajo na zbulon edhe një sekret. Sellma zbuloi sa kohë i mori grimi i Elvanës dhe zbuloi se iu deshën jo më shumë se 65 minuta për ta realizuar.
“Pyetjet, mesazhet e juaja, sesa kohë na mori realizimi i këtij grimi, përgjigjia është hiç më pak se 65 minuta. Pastërtia merr kohë” , ka shkruar ajo në Instagram shoqëruar edhe me një foto të Elvanës.