Makeup-i për fëmijë ka kimikate dhe metale të dëmshëm
Një raport i Fondit për Kancerin e Gjirit tregon se në makeup-in e përdorur tek fëmijët për Holloween ka kimikate toksike dhe metale të rënda. Ata kanë ndërmarë Fushatën për Produktet Kozmetike dhe sa te sigurta janë ato. Gjatë kësaj fushate ata kanë bërë teste për 39 prej produkteve të makeup-it dhe rezultonte se kishin kimikate. Ato përmbanin komponime organike të paqëndrueshme ose ndryshe VOC. Testet tregonin se 20% e produkteve përmbanin të paktën një VOC. Shkëlqyesit ose zbutësit e buzëve përmbanin disa përbërës që lidheshin me disa nga llojet e kancerit.
Këto teste treguan edhe praninë e metaleve të rënda si plumbi në disa prej produkteve, veçanërisht tek bojat me ngjyrë të errët .
Ky fondacion ka realizuar vetëm teste, ndaj duhet shtuar se nuk ka treguar raste konkrete viktimash.